Profesori Britanik Gëzim Alpion mbështet kandidaturën

PROFESORI BRITANIK MBËSHTET MORALISHT KANDIDATURËN E PAVARUR PËR DEPUTET, TË MINATORIT ELTON DEBRESHI, NË QARKUN E DIBRËS.

– Shkruan Kastriot Berberi Llb, Matjani që është këshilltar bashkiak në Londër:

“E kam informuar mikun tim të vyer, Profesor Gëzim Alpion, për kandidaturën si deputet i pavarur për në Parlamentin e Shqipërisë, të minatorit Elton Debreshi.

Profesor Gëzim Alpion, profesor në Universitetin e Birmingham-it në Britani, shquhet për paanshmërinë e tij politike në Shqipëri. Por pasi unë e njoha me kandidaturën e minatorit dhe me aktivitetin dhe programin e tij, ai jo vetëm që shprehu vlerësimin dhe simpantinë e tij qytetare mbi këtë kandidaturë të veçantë, por shkoi më tej, profesori vendosi te shkelë në paanshmërinë e tij politike si përjashtim i jashtëzakontë vetëm për rastin dhe faktin e të qënit minator, dhe të mbështesë moralisht kandidaturën e minatorit, Elton Debreshi.

Parimet e larta, humanizmi dhe thjeshtësia qytetare e profesor Gëzim Alpion, shtynë atë që të kontaktoj personalisht minatorin Elton Debreshi. Dhe kështu bëri. Në komunikimin e tij me minatorin, profesori e ka inkurajuar atë duke i siguruar atij mbështetjen e tij morale dhe uruar sukese në këtë fushatë elektorale.

Profesori Gëzim Alpion është një akademik, analist politik, shkrimtar, dhe aktivist i shoqërisë civile. Ai ka një BA nga Universiteti i Kajros dhe një doktoraturë nga Universiteti Durham, MB. Ai aktualisht është i vendosur në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birmingham, Mbretëri e Bashkuar.

Prof. Alpion është me origjinë Dibran, dhe ka disa vite që lobon për ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe kanonizimin e Nënë Terezës.

JU FALEMINDERIT PROFESOR GËZIM ALPION.”

International

Biography Program Donate

Na kontakto

Email: eltondebreshi.zyraelektorale@gmail.com

Telefon: 0685670710

Facebook

Instagram

Copyright © Elton Debreshi 2020. Powered by Aktivistët.