PËRPJEKJE E PËRBASHKËT

VOTO ELTON DEBRESHI 13!

Kërkesa e vazhdueshme dhjetëra-vjeçare e minatorëve ka qenë dhe vazhdon të ngelet miratimi i Statusit të Minatorit, si parakushti që profesioni i minatorit të fitojë dinjitetin e munguar. Statusi do të sigurojë:

  • Paga më të larta për profesionin më të rrezikshëm sot në Shqipëri. Ne kërkojmë që paga minimale e minatorëve të mos jetë më e ulët se 235% e pagës minimale zyrtare, pagën për vështirësi dhe vjetërsi në punë dhe pagën e 13-të;
  • Kujdesin shëndetësor për minatorët, ku do përfshihet kontroll i plotë shëndetësor të paktën 2 herë në vit, kurim falas për sëmundjet profesionale dhe 100% rimbursim i barnave;
  • Sigurimin e jetës për minatorët ku në rast aksidentesh me pasojë vdekjen familjarët do dëmshpërblehen me 6 milionë lekë (të reja), bursa studimi universitar për fëmijët, si dhe në rast gjymtymesh do ketë dëmshpërblim për pasojat fizike të shkaktuara;
  • Përfitime nga dalja në pension me moshën e daljes që ulet në 53-55 vjeç dhe përfitimi i pensionit të plotë që në momentin e daljes në pension jo më i ulët se 135% e pagës minimale zyrtare, duke përfshirë edhe trajtimin financiar suplementar.

BASHKOHU ME NDRYSHIMIN

Për Bulqizën, Dibrën dhe të gjithë Shqipërinë!

Zëri im nuk do të jetë vetëm për qarkun e Dibrës, por për çdo punëtor.

Intelektualë, pedagogë, aktivistë, sindikalistë në mbështetje të fushatës sonë

Deri më sot populli është MARRË me politikë, në kuptimin e riprodhimit në tryezë të asaj që thonë politikanët në televizor. Me kandidimin e Elton Debreshit populli po BËN politikë, duke u angazhuar drejtpërdrejt. Çdo minator e qytetar me të cilin bisedojmë po kthehet në veprimtar të një kauze që e ndjen deri në asht.
Arlind Qori
pedagog në Universitetin e Tiranës, aktivist
Unë nuk mund ta ndihmoj Elton Debreshin, përveçse me këtë homazh. Duke u bërë thirrje bulqizakëve, matjanëve e dibranëve të votojnë për të. Nëse në zemrat e tyre ka pezm dhe zemërim, Elton Debreshi është hakmarrja më e mirë ndaj Tiranës së pandjeshme, hipokritëve dhe sipërfaqësorëve të saj.
Alfred Lela
gazetar
Shkëndij që mundet në zjarr të kthehet
Minatori Debreshi deputet të bëhet
Me forcën e martelit të thyrjes së gurëve
Të thyej kokat e kriminelëve e hajduteve [...]

Vigjilent minatorë sytë katërsh bëni
Se kurrë hajër e prokopi s’do keni
Mblidhuni të gjithë e kuvendoni
Eltonë zgjidhni e n'Parlament çoni!
Demir Rusi
poet
Unë si politikan dhe Labourist Britanik, mbështes kandidatin e pavarur, minatorin Elton Debreshi.
Nje pjese e mirë e diasporës shqiptaro-britanike mbështet kandidatin e pavarur, Elton Debreshi.
Kastriot Berberi Llb
këshilltar në Bashkinë e Waltham Forest të Londrës
Sot e kam përjetu emocionin ma të madh në jetë duke ndëgju fjalimin e nji kandidati që synon post politik. Unë dhe kolegu im Dibran Hoxha teksa e kemi ndëgju fjalimin e tij, sytë i kemi pasë krejt vizëllimë prej lotëve, e lëkurën krejt mornica prej rrënqethjes.
Rron Gjinovci
aktivist
Fitorja e tij, e cila është afërmendsh, do të ishte histori suksesi jo vetëm për atë dhe këtë sektor, por për sindikatën e re si të tillë. Kjo fitore do të shërbente gjithashtu si një shembull e model për luftrat sindikaliste përreth.
UNIA
sindikata më e madhe zviceriane

International

Biography Program Donate

Na kontakto

Email: eltondebreshi.zyraelektorale@gmail.com

Telefon: 0685670710

Facebook

Instagram

Copyright © Elton Debreshi 2020. Powered by Aktivistët.